Sport

Dortmund: Haaland mungon në grumbullim, Chelsea është gati ‘të çmendet’

13 Korrik 2021, 05:15 Nga DOSJA
Dortmund: Haaland mungon në grumbullim, Chelsea është gati

GJERMANI – Erling Haaland mungoi në grumbullimin e Borussia Dortmund. Mungesa e tij e pajustifikuar është ende një ‘thriller’ në Gjermani, por ndërkohë drejtori sportiv verdhezi Zorc për ta zhdramatizuar situatën, përpara kamerave të “Sky Deutschland”, me shaka është shprehur: “Ai tashmë është në Angli”. Mirëpo, sipas “Mirror”, Chelsea do të ishte i gatshëm të jepte 175 milionë euro për norvegjezin.

Pas shitjes së Sancho te Manchester United, largimi i fenomenit norvegjez është përsëritur shpesh te Dortmundi. Agjenti Mino Raiola, i cili tundohet nga një komision prej 40 milionësh, po shtyn futbollistin e tij të ndryshojë ajrin dhe nga Londra, “blutë” janë gati për sulmin vendimtar.

Haaland ka një kontratë me Dortmund deri në verën e vitit 2024 dhe në vitin 2022 mund të lirohet për 75 milionë. Pandemia goditi rëndë arkat e klubit gjerman, i cili regjistroi një humbje financiare prej 75 milionë eurosh në vitin që përfundoi më 30 qershor, shumë të cilës duhet t’i shtohen 43.9 milionë eurot e humbjeve të vitit të kaluar.

Synimi i Borussias është që ta shfrytëzojë yllin norvegjez Erling Haaland të paktën edhe për një sezon tjetër, por përpara ka një mal parash në rrezik, ndërkohë që surprizat deri në fund të gushtit nuk përjashtohen.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “sky deutschland” borussia dortmund chelsea erling haaland mino raiola mirror sancho te manchester united “sky deutschland” borussia dortmund chelsea erling haaland mino raiola mirror sancho te manchester united

Sondazh

Poll