Sport

Zyrtare: Mbyllet “thrilleri” De Paul, argjentinasi kalon te kampionët e Spanjës

13 Korrik 2021, 05:07 Nga DOSJA

SPANJE – Mesfushori argjentinas Rodrigo De Paul është prezantuar zyrtarisht si blerja më e re e Atletico Madridit. Ish-kapiteni i Udineses në sezonet e fundit dhe kishte tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, përfshi këtu edhe Milanin, Interin e Juventusin, megjithatë garën e fituan kampionët në fuqi të Spanjës.

Këta të fundit arritën pak ditë më parë marrëveshjen me Udinesen, për shifrën e 35 milionë eurove, plus 5 të tjera në formë bonusi. Fantazisti argjentinas në verën e 2016-ës iu bashkua Udineses në Serinë A, ku e rriti ndjeshëm nivelin e lojës së tij.

Tani Rodrigo De Paul do të provojë të shndërrohet në një lider edhe në formacionin e Atleticos së Madridit, ndërsa Simeone ka në dispozicion një mesfushor, ashtu siç i pëlqen, luftarak dhe me cilësi teknike, përpos faktit që e ka edhe bashkatdhetar.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport 35 milionë eurove atletico madridit rodrigo de paul udinesen 35 milionë eurove atletico madridit rodrigo de paul udinesen

Sondazh

Poll