Sport

E SFIDON PËR KREUN E FSHF-së/ “Përballë kam një komentator”, Duka nuk kursen “thumbat” ndaj Shakohoxhës

12 Korrik 2021, 21:17 Nga DOSJA
E SFIDON PËR KREUN E FSHF-së/ “Përballë kam një

TIRANË- Në vitin 2022 do të zhvillohen zgjedhjet për presidentin e FSHF-së. Armand Duka kandidon për një mandat të pestë në krye të Federatës dhe rivali kryesor për momentin është Dritan Shakohoxha. Duka iu përgjigj gazetarit Xhafo në lidhje me rivalin e tij.

“Përballë kam një komentator, nuk kam ndonjë gjë private apo personale me askënd. Me dikë bëhet një miqësi më shumë me dikë më pak. Nuk ka lidhje ftohja dhe ngrohja e marrëdhënieve me drejtimin e federatës.

Do vazhdoj të punoj si ditën e parë. Unë inkurajoj çdo njeri që mendon se mund të japë një kontribut publik që ta bëjë atë. Sepse në fund të fundit do sakrifikojë nga koha e vet.” Përfundon Armand Duka.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport armand duka dritan shakohoxha armand duka dritan shakohoxha

Sondazh

Poll