Sport

Bernardeschi, festë dopio: Pas “Euro2020” në altar, nesër martohet!

12 Korrik 2021, 19:27 Nga DOSJA

ITALI – Kënaqësia e nënshkrimit në triumfin “azzurr” në “Euro2020” u plotësua, me më shumë sesa 47 minuta të luajtura mes shtesave të gjysmëfinales dhe finales, përpos dy penalltive të realizuara ndaj Spanjës dhe Anglisë.

Për Federico Bernardeschin, lotët ishin edhe për një festë të dyfishtë që shumëkush i ka përsjellë në mënyra të ndryshme. Për të ishte koha për t’u kthyer në Itali dhe për faktin se ai nesër do të martohet me të dashurën e tij, Veronica Ciardi.

Dasma do të festohet në katedralen në Carrara, vendi i origjinës së Bernardeschi, i cili gjithashtu bleu një vilë në bregdet, Il Principe della Fossa Maestra, ku mbase do të bëhet edhe festa me të gjithë të ftuarit pas martesës. Ndoshta do të jenë edhe disa nga shokët e suksesit të “Wembley”. Dasma ishte caktuar për në korrik dhe përkon, në më pak se 48 orë pas finales së “Wembley”: një festë që të çon në një tjetër.

E tyrja ka filluar në 2016 në Formentera, me një periudhë ndarjeje dhe pse çifti ka Devan, një vajzë e cila tani është dy vjeç. Veronica Ciardi është e njohur për pjesëmarrjen e saj në Big Brother në 2009-10 dhe më pas ka punuar si korrespodente e “Pasdite në 5”.

Pas dasmës dhe pushimeve, Bernardeschi do të bashkohet me Juve, takim i cili është planifikuar të mërkurën. Skadimin e kontratës më 2022 një pike për t’u diskutuar, pas dy viteve të vështira (në veçanti i fundit me Pirlo) dhe kthimit të Allegri, i cili në të kaluarën kishte qenë në gjendje ta kthente atë në pozicionin e tij si një sulmues krahu.

“Kam vuajtur shumë këtë vit. Nuk ishte një sezon i lehtë për mua, – tha Bernardeschi me lot në fushën e “Wembley” pas triumfit. – Kur bën një sezon si ky, ndonjëherë gjërat ndërlikohen. Për mua, megjithatë, ekziston vetëm një sekret: të punosh dhe të përveshësh mëngët edhe kur gjërat nuk shkojnë. Zemra shpërblehet gjithmonë. Ne i meritojmë të gjitha këto”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport euro2020 federico bernardeschin katedralen në carrara veronica ciardi wembley euro2020 federico bernardeschin katedralen në carrara veronica ciardi wembley

Sondazh

Poll