Sport

“Ja çfarë më tha për Shqipërinë”, fotoja me Boris Johnson, Armand Duka flet për takimin me kreun e qeverisë angleze

12 Korrik 2021, 21:00 Nga DOSJA
“Ja çfarë më tha për Shqipërinë”,

TIRANË-Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka ishte i ftuar në emsionin “Log” në Abc. Numri një i futbollit shqiptar ka folur për Euro 2020, ku Duka ishte në stadium për të ndjekur gjysmëfinalet dhe finalen. Në gjysmëfinalen Angli-Danimarkë, Duka postoi një foto me kryeministrin Boris Johnson. Ky i fundit tregon edhe bisedën me kreun e qeverisë angleze.

“Iu vetëofrova dhe iu prezantova që jam nga Shqipëria. Më ka bërë përshtypje se ishte shumë i emocionuar për të fituar Anglia. Më foli për Shqipërinë. Më tha kam dëgjuar që është vend shumë i bukur dhe destinacion për anglezët”, u shpreh ai.

Duka theksoi se i ka bërë përshtypje që disa figura të njohura në tribunën VIP të anglezëve kanë pritur deri në fund të ceremonisë të ngritjes së trofeut nga ana e kundërshtarëve të tyre.

“Ajo që më bëri përshtypje që ishte edhe presidenti i Italisë apo David Beckham me fëmijët e tij. Ishte respekti që ndoqën ceremoninë deri në fund kur shumica e tifozëve anglezë u larguan .

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport armand duka boris johnson euro 2020 fshf armand duka boris johnson euro 2020 fshf

Sondazh

Poll