Sport

Skuadrat shqiptare në Europë, Teuta luan sot misionin e pamundur, Vllaznia e Laçi për të përmbysur rezultatin

13 Korrik 2021, 08:20 Nga DOSJA
Skuadrat shqiptare në Europë, Teuta luan sot misionin e pamundur,

SHQIPËRI-Prishtina, Drita, Shkëndija, Shkupi Teuta, Laçi, Vllaznia dhe Partizani janë skuadrat shqiptare që do të luajnë ndeshjet e dyta në kompeticionet Europiane. Ditën e sotme, pikërisht në Champions League, Teuta udhëton në Moldavi drejt një misioni të pamundur, takimi do të luhet në orën 19:00 dhe humbja në Niko Dovana me shifrat 4-0 ndaj Sherif Tiraspol bëjnë që shanset e një kualifikmi të mëtejshëm të jenë zero.

Edhe Prishtina ka një përballje të pakalueshme ndaj kampionëve të Hungarisë Ferencvarsoh. Humbja 3-0 e bën situatën më të vështirë për kampionët e Kosovës.Në krahun tjetër Shkëndija do të udhëtojë në Slloveni ku do të luajë ndaj Murës, me shpresën për të përmbysur disfatën 1-0 në Shkup, takim që do të zhvillohet në orën 20:00. Më datë 15 korrik luhet akti i dytë i Conference League. Duke filluar nga ora 19:00 Partizani luan në transfertë ndaj skuadrës moldave Sfintul. Fitorja 5-2 e një jave më parë, bën që të kuqtë të luajnë me moral dhe përqëndrim më të lartë.

Ndërkohë Laçi do të presë në Elbasan Arena, Podgoricën, humbja 1-0 nuk është se e ndërlikon situatën e kurbinasve, që gjithmonë kanë treguar karakter në sfida kaq delikate.Ndërkohë që Drita luan ndaj Decic me takimin e parë që përfundoi 2-1 në favor të skuadrës kosovare. E fundit dhe jo më pak e rëndësishme është ndeshja e Vllaznisë përballë boshnjakëve të Shiroki Brijeg. Një përballje e paragjykuar ku mes kartonave dhe penalltive të dhëna nga arbitri rus, tani shkodranët do të duhet të përmbysin rezultatin 3-1, ndoshta me ndihmën e tifozëve dhe pak të fatit, Vllaznia mund të  arrijë një kualifikim emocionues.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport champions league conference league laçi partizani vllaznia champions league conference league laçi partizani vllaznia

Sondazh

Poll