Bota

Përmbytet anija e famshme italiane “My song” me vlerë 30 milion euro (FOTO)

29 Maj 2019, 11:22 Nga DOSJA
Përmbytet anija e famshme italiane “My song” me vlerë 30

Anija “My song” një pasuri e Pier Luigi Loro Piana, nënkryetari i markës Biella të kashmirit dhe një adhurues i madh i detit dhe i anijeve me vela, u përmbyt të shtunën.

Incidenti ndodhi të shtunën në rrugën nga Karaibet në Mesdhe. “My song”, anija me vela 40 metra e gjatë, u shkatërrua gjatë transportit. Anija duhet të shkonte në ishujt spanjoll e më tej në Sardenjë për të marrë pjesë në hapjen e sezonit veror që fillon zyrtarisht në qershor.

E përballur me një stuhi të fuqishme, anija nuk mundi t’i mbijetonte erërave të forta, në Gjirin e Luanit, midis Spanjës dhe Francës.

Varka me velat e karbonit e ndërtuar në vitin 2016 ka një vlerë të llogaritur prej rreth 30 milion euro.

Burimi: Corriere Della Sera     

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 30 milion euro anija përmbytet anija pier luigi 30 milion euro anija përmbytet anija pier luigi

Sondazh

Poll