Sport

Mourinho kryqëzon Sauthgejt: “Saka kishte fatin e një vendi mbi supe. Kjo, shumë për të”

12 Korrik 2021, 14:20 Nga DOSJA
Mourinho kryqëzon Sauthgejt: “Saka kishte fatin e një vendi mbi

ANGLI – Ka përfunduar “Euro 2020” me Italinë, që është fituesi e këtij turneu kontinental për futbollin europian. “Azzurrët” mposhtën 3-2 Anglinë pas ekzekutimit të penalltive, pasi koha e rregullt e ndeshjet dhe shtesa përfunduan në barazimin 1-1.

Jadon Sancho dhe Marcus Rashford, u futën në fushën e lojës në minutën e 119-të, vetëm për të ekzekutuar penalltitë dhe i humbën ato. I pasaktë nga pika e bardhë ishte edhe talenti Bukayo Saka, që e humbi penalltinë vendimtare.

Në rolin e një opionisti, ka folur edhe portugezi Jose Mourinho, i cili nuk i ka kursyer kritikat për trajnerin anglez Gareth Southgate. Sipas tij ka qenë e pavend që përgjegjësia e ekzekutimit të penalltive, t’u besohej lojtarëve të rinj.

“Saka kishte fatin e një vendi të tërë mbi supe. Mendoj se kjo është shumë për një djalosh të ri si ai, që të ketë gjithçka mbi supe në atë moment”,– tha portugezi.

Trajneri i ri i Romës, është shprehur se të vështirë e kanë pasur edhe dyshja Rashford-Sancho, që herën e parë që prekën topin ishte te pika e penalltisë.

“Në të vërtetë, është gjithashtu shumë e vështirë për Rashford dhe Sancho, të gjuajnë një penallti, vetëm pas një prekje të topit”,– përfundoi Mourinho.

B.T (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “azzurrët” mposhtën 3-2 anglinë bukayo saka euro 2020 jadon sancho josë mourinho marcus rashford “azzurrët” mposhtën 3-2 anglinë bukayo saka euro 2020 jadon sancho josë mourinho marcus rashford

Sondazh

Poll

Sport 12 Korrik 2021, 07:59

ANGLI-Italia e Roberto Mancinit, kampione e Europës për herë të dytë në histori. Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka folur pas finales së humbur. Tekniku i...