Sport

Nga “Parajsa” në “Ferr”, abuzim racist ndaj lojtarëve anglezë

12 Korrik 2021, 10:22 Nga DOSJA
Nga “Parajsa” në “Ferr”, abuzim racist ndaj

ANGLI – Federata angleze dhe kryeministri Boris Johnson, kanë dënuar me forcë fyerjet raciste që janë drejtuar ndaj disa lojtarëve të Anglisë pas disfatës ndaj Italisë në finalen e Europianit, ndërkohë që policia metropolitane ka hapur një hetim në lidhje me çështjen.

Pak orë pas fundit të ndeshjes, Federata angleze denoncoi për sjellje neveritëse të disa tifozëve në rrjetet sociale dhe i kërkoi policisë dënime sa më të ashpra për ta.

Mëngjesin pas ndeshjes ndërkohë ishte kryeministri britanik që përcolli në Twitter komentin e tij duke u shprehur: “Këta lojtarë meritojnë të lëvdohen si heronj, dhe jo të bëhen pre e fyerjeve raciste në rrjetet sociale. Personat përgjegjës duhet të turpërohen”.

Edhe nga ana e deputetëve të parlamentit britanik kanë ardhur deklarata që dënojnë fyerjet e drejtuara ndaj Marcus Rashford, Jadon Sancho, dhe Bukayu Saka, tre futbollistët që nuk ja dolën të shënonin penalltitë.

Të tre futbollistët nuk kanë komentuar, ndërkohë që në profilin zyrtar të kombëtares angleze erdhi postimi: “Jemi të neveritur nga fakti që disa anëtarë të skuadrës tonë, që kanë dhënë gjithçka për fanellën, janë bërë objekt i abuzimeve diskriminuese online”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport racizmi ne angli racizmi ne angli

Sondazh

Poll

Sport 12 Korrik 2021, 07:59

ANGLI-Italia e Roberto Mancinit, kampione e Europës për herë të dytë në histori. Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka folur pas finales së humbur. Tekniku i...