Sport

Cristiano Ronaldo, “Këpuca e Artë” e Europianit…

12 Korrik 2021, 09:18 Nga DOSJA

ZVICER – Sulmuesi i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, përzgjidhet si “Këpuca e Artë” e “Euro2020”-s. Edhe pse ka luajtur vetëm katër ndeshje, me 5 golat e realizuar gjatë tyre, ai është përzgjedhur si golashënuesi më i mirë i këtij turneu.

Cristiano Ronaldo e nisi “aventurën” e tij në europian me dy gola në fitoren 3-0 kundër Hungarisë, një në humbjen 4-2 ndaj Gjermanisë, si dhe dy golat e realizuar nga pika e penalltisë në barazimin 2-2 me Francën.

Po në kuotën e pesë golave ishte edhe sulmuesi Patrik Schick, i Republikës Çeke. Por “Këpuca e Artë” e “Euro2020” iu dha Cristiano Ronaldos, në sajë të një asisti të dhënë në ndeshjen kundër Gjermanisë, si dhe për faktin se ai ka luajtur më pak minuta sesa Schick.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport cristiano ronaldo euro2020 kepuca e arte patrik schick cristiano ronaldo euro2020 kepuca e arte patrik schick

Sondazh

Poll

Sport 12 Korrik 2021, 07:59

ANGLI-Italia e Roberto Mancinit, kampione e Europës për herë të dytë në histori. Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka folur pas finales së humbur. Tekniku i...