Sport

VIDEO / Bonucci i “përgjigjet” Ronaldos me Coca Cola dhe birrë si kampion Europe

12 Korrik 2021, 10:07 Nga DOSJA
VIDEO / Bonucci i “përgjigjet” Ronaldos me Coca Cola dhe

ANGLI – Azzurrët kanë zhvilluar një europian mjaft të mirë, ku në fund fituan me rezultat 3-2 pas ekzekutimit të penalltive ndaj Anglisë.

Por pas ndeshjes kanë ndodhur shumë gjëra në kampin italian. Padyshim që njëra nga më interesantet ishte në konferencën për shtyp nga shënuesi i Italisë në kohën e rregullt, Leonardo Bonucci.

Qendërmbrojtësi italian ka thumbuar bashkëlojtarin e tij te Juventusi, Cristiano Ronaldo.

Gjeniu protugez kishte larguar pijet e gazuara Coca Cola dhe kishte bërë thirrje që të pihet vetëm ujë.

E Bonucci, pas triumfit në finale, nuk u përmbajt duke pirë fillimisht birrë Heineken në konferencë e pas saj edhe Coca Cola.

Veprimi i qendërmbrojtësit është bërë viral në rrjetet sociale, po shihet si “kundërpërgjigje” për Ronaldon edhe pse tashmë si kampion Europe i lejohen këto ekzaltime

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 12 Korrik 2021, 07:59

ANGLI-Italia e Roberto Mancinit, kampione e Europës për herë të dytë në histori. Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka folur pas finales së humbur. Tekniku i...