Sport

Italia, veç titullit kampione e Europës, vishet edhe me “ar”, miliona për të…

12 Korrik 2021, 11:38 Nga DOSJA
Italia, veç titullit kampione e Europës, vishet edhe me

ITALI – Skuadra “azzurre” e Roberto Mancinit, veç titullit ‘kampione e Europës’ ka përfituar edhe shumën financiare prej 34 milionë eurosh nga fondi i UEFA-s, planifikuar për shpërblime të pjesëmarrësve në “Euro 2020”.

Sipas raportive nga shtëpia e futbollit në Zvicër, fondi shpërblyes i UEFA është 371 milionë euro, ku natyrisht shuma më e madhe i takon Italisë, si kampione e kontinentit. Ndërkohë, si finaliste, Anglia, do të ketë shpërblim prej 30.25 milionë eurosh.

Sakaq, bëhet me dije se të gjitha 24 ekipet kombëtare pjesëmarrëse në “Euro 2020” do të përfitojnë një shpërblim bazik prej 9.25 milionë euro. Ndërkohë që kësaj shume i shtohen edhe bonuset për çdo fitore apo barazime në fazën e ndeshjeve në grup, si dhe shpërblime për kalimin e tureve.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport anglia do të përfitojë 34 mln euro 2020 fondi i uefa-s roberto mancinit si finaliste 30.25 mln anglia do të përfitojë 34 mln euro 2020 fondi i uefa-s roberto mancinit si finaliste 30.25 mln

Sondazh

Poll

Sport 12 Korrik 2021, 07:59

ANGLI-Italia e Roberto Mancinit, kampione e Europës për herë të dytë në histori. Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka folur pas finales së humbur. Tekniku i...