Sport

Mancini: “Më vjen keq për anglezët, por ne ishim të jashtëzakonshëm”

12 Korrik 2021, 08:06 Nga DOSJA
Mancini: “Më vjen keq për anglezët, por ne ishim të

ITALI – Roberto Mancini ndjeu që Italia dominoi në finale kundër Anglisë dhe përshëndeti lojtarët, duke thënë se ata ishin të jashtëzakonshëm, pasi u bënë kampionë të Europës në Londër.

“Ishte e pamundur të mendohej për këtë, por djemtë ishin të jashtëzakonshëm,”– tha Mancini për “Sky Sport Italia”. “Nuk kam fjalë për ta, ky është një grup i mrekullueshëm.”

“Nuk ishte një lojë e lehtë dhe rrjedha e saj u duk se po komplikohej për ne, por pastaj ne e dominuam ndeshjen. Në penallti duhet të kesh pak fat dhe gjithashtu më vjen keq për anglezët”,– vazhdoi Mancini.

“Kjo skuadër është rritur shumë, mendoj se akoma mund të përmirësohemi. Ne jemi të lumtur për italianët, nuk kam fjalë për këta djem ”.

Mancini dhe ish-shoku i tij i skuadrës në Sampdoria, koordinatori i ekipit, Gianluca Vialli, u përqafuan edhe një herë pas triumfit në “Wembley”.

“E jona është një miqësi që shkon përtej gjithçkaje, sepse Sampdoria shkoi përtej gjithçkaje,”– tha Mancini. – Sot një cikël është mbyllur, por duhet të them se djemtë tanë ishin të pabesueshëm sot.”

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 12 Korrik 2021, 07:59

ANGLI-Italia e Roberto Mancinit, kampione e Europës për herë të dytë në histori. Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka folur pas finales së humbur. Tekniku i...