Sport

Mesfushori Pedri, përzgjidhet “Lojtari i ri” i “Euro 2020”-s…

12 Korrik 2021, 09:55 Nga DOSJA

ZVICER – 18-vjeçari Pedro González López, i cili ka nisur të njihet, si Pedri, kishte zhvilluar vetëm katër ndeshje me kombëtaren e Spanjës para fillimit të finaleve të “Euro2020”-s.

Ai gjatë këtij turneu, humbi vetëm një minutë të fushatës së “La Roja”, në ndeshjen çerekfinale kundër Zvicrës, të cilën Spanja e fitoi me penallti.

Pedri mori vlerësime me superlative, për lojën e tij spektakolare në humbjen në gjysmëfinale ndaj Italisë, ku nuk gaboi në 65 raste nga 66 pasimet që kreu gjatë 120 minutave të ndeshjes.

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique, ka thënë për të: “Atë që Pedri ka bërë në këtë turne, në moshën 18 vjeç, askush nuk e ka bërë. As Andrés Iniesta nuk e ka bërë këtë; është e pabesueshme, unike.”

Në europianin francez “Euro2016”, si fitues i çmimit “Lojtari i ri i turneut”, ishte përzgjedhur Renato Sanches (Portugali)

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “la roja” luis enrique pedro gonzález lópez “la roja” luis enrique pedro gonzález lópez

Sondazh

Poll

Sport 12 Korrik 2021, 07:59

ANGLI-Italia e Roberto Mancinit, kampione e Europës për herë të dytë në histori. Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka folur pas finales së humbur. Tekniku i...