Sport

Anglia ngushëllon veten në ‘Twitter’, pas humbjes në finalen e “Euro 2020”

12 Korrik 2021, 12:10 Nga DOSJA

ANGLI – “Tre Luanët” dështuan të fitojnë në “Wembley” trofeun ‘Henri Delaunay’, pasi në finale ata u mposhtën nga Italia, e cila meritoi edhe titullin e kampiones së Europës. Gjithsesi, federate angleze e futbollit ka botuar një mesazh emocional për tifozët e saj në rrjetin social ‘Twitter’ pas humbjes.

“Futbolli. Nuk ka të bëjë vetëm me trofe dhe se si ne ende jemi duke pritur. Nuk ka të bëjë me golin që kemi shënuar, apo ata që nuk kemi shënuar. Bëhet fjalë për udhëtimet që kemi bërë, nga rrënjët tona deri në majë. Janë miqtë që kemi bërë, njerëzit që ne përfaqësojmë dhe qëndrojnë përkrah tyre kur kohët bëhen të vështira. Futbolli është familje, është komunitet, është unitet, është shtëpia,”- shkruhet në të.

Anglia ka pritur gjatë për një fitore të madhe dhe të munguar prej 55 vitesh në ishull. Trajneri i “Tre Luanëve”, Gareth Southgate, beson se sapo  të qetësohet situata, ata do të kthehen me krenari, në misionin e tyre.

“Do të jetë jashtëzakonisht e vështirë për të gjithë ne, natyrisht. Ju duhet ta ndjeni atë zhgënjim, sepse mundësitë për të fituar trofe, si ky janë kaq të rralla. Lojtarët kanë një meritë absolute. Ata kanë dhënë gjithçka që munden”.

Ndërkohë, tekniku Southgate, ka marrë përgjegjësitë për caktimin e lojtarëve për të ekzekutuar penalltitë: “Përgjegjësitë më takojnë mua, vendosa për ekzekutuesit e penalltive bazuar në atë që kanë bërë në stërvitje”,- tha ai pas ndeshjes.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ‘henri delaunay’ gareth southgate italia tre luanet twitter ‘henri delaunay’ gareth southgate italia tre luanet twitter

Sondazh

Poll

Sport 12 Korrik 2021, 07:59

ANGLI-Italia e Roberto Mancinit, kampione e Europës për herë të dytë në histori. Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka folur pas finales së humbur. Tekniku i...