Politike

Kriza politike, Kukan apel politikanëve: Mendoni për vendin, harrojini interesat tuaja

29 Maj 2019, 10:16 Nga DOSJA
Kriza politike, Kukan apel politikanëve: Mendoni për vendin, harrojini

BRUKSEL- Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Europian, Eduart Kukan ka apeluar që politika shqiptare të mendojë për vendin dhe jo për interesat partiake. Në Parlamentin Europian, ai tha sot se edhe BE duhet të angazhohet për të zgjidhur krizën.

“Disa klishe mund të lexohen si deklarata. Dua të falenderoj për punën që keni bërë. Dua që ti kërkojë BE-së që të bëjmë një hap tjetër. Shipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritojnë hyrjen në BE. Është bërë progres në disa reforma por mund të kishim më shumë rezultate nga reformat. Ata kanë nevojë edhe për ndihmën tonë në bazë materiale.  Konstatoj një politikë të ngarkuar të brendshme në Shqipëri, në zgjedhjet e 30 qershorit. Duhet të presim nga politikanët që të mendojnë për vendin. Të harrojnë interesat partake tdhe të shohin për vendin.Por edhe ne duhet të bëjmë më shumë, për të ushtruar një presion më pozitiv në vendet e Ballkanit.”-tha ai.

Ditën e sotme, Komisioni Europian i dha “OK” Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të hapur negociatat me BE. Komisioni publikoi sot progres-raportin që i dërgohet Këshillit të Europës për të aprovuar çeljen e negociatave. Hahn dhe eurodeputetët vlerësuan punën e bërë nga Shqipëria.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike eduart kukan kriza politike rekomandimi pozitiv i ke eduart kukan kriza politike rekomandimi pozitiv i ke

Sondazh

Poll