Politike

Habit Grida Duma: Rama ka dashur të jetë pjesë e PD-së, po s’ka mundur asnjëherë

29 Maj 2019, 08:51 Nga DOSJA
Habit Grida Duma: Rama ka dashur të jetë pjesë e PD-së, po

Tiranë-Ish-deputetja e PD-së Grida Duma ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka dashur të jetë pjesë e PD-së  por sipas saj asnjëherë nuk është bërë për shkak të protagonizmit të tij.

“Unë e kam parë si një figurë politike me një shpirt protagonizmi, ku ai e ka shfaqur kudo që ka mundur. Ka dashur dikur të jetë pjesë e PD-së, por asnjëherë nuk ishte pjesë e PD-së. Kjo nuk e bën dot atë familje biologjike të PD-së. PD ka ende shumë për të bërë për të formësuar linjën e vet ideologjike, për të qenë plotësisht e djathtë, por gjatë rrugëtimit të saj PD pati një sfidë shumë më të madhe se PS”, është shprehur Grida Duma në Ora News, në emisionin “Tempora”.

Pjesë nga biseda në studio: 

Hazizaj: Unë dyshoj që Rama dhe Basha përtej jush, unë nuk e di, por edhe ju nuk e dini kanë ngritur një kompromis. Shrëngjimi i kaheve o e shpërbën drejtësinë siç e shpërbeu,  e cila do të çojë edhe në shpërbërjen e politikës dhe kam frikë se do të marri lumi të parët, ata më të mirët. 

Duma: Nuk jam as kaq pesimiste, por nuk jam as aq ekstremiste sa të mos besoj asgjë që thua dhe të vendos në dyshim çdo gjë që thua. Aq me tepër e thënë nga një njeri që ka një analizë, ka një shtrim. Nëse nuk e bëjmë këtë nuk jemi në politikë dhe nuk jemi perëndimor. Unë do të jem plotësisht dyshuese në qëndrimet e mija. 

Unë e kam parë si një figurë politike me një shpirt protagonizmi ku ai e ka shfaqur kudo që ka mundur. Ka dashur dikur të jetë pjesë e PD-së, por asnjëherë nuk ishte pjesë e PD-së. Kjo nuk e bën dot atë familje biologjike. PD ka ende shumë për të bërë për të formësuar linjën e vet ideologjike, për të qenë plotësisht e djathtë, por gjatë rrugëtimit të saj PD pati një sfidë shumë të madhe se PS.

J.V/Dosja.al 

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama grida duma partia demokratike edi rama grida duma partia demokratike

Sondazh

Poll