Politike

Hidhet shorti për padinë e PD dhe LSI/ A do rrëzohet vendimi i KQZ-së nga Kolegji Zgjedhor?

29 Maj 2019, 09:02 Nga DOSJA
Hidhet shorti për padinë e PD dhe LSI/ A do rrëzohet vendimi i

TIRANË- Pas ankimit të bërë nga Partia Demokratike dhe LSI kundër vendimit të KQZ-së, për të mos pranuar komisionerët e tyre në KZAZ, Kolegji Zgjedhor ka hedhur shortin për trupën gjykuese që do të shqyrtojë padinë.

Mësohet si nga shorti rezulton se padia do të shqyrtohet nga trupa e kryesuar nga Lindita Sinanaj, dhe anëtarët Artur Malaj, Tomorr Skreli, Ridvan Hado dhe Astrit Kalaj.

Kujtojmë se KQZ refuzoi regjistrimin e komisionerëve të PD e LSI nëpër KZAZ me argumentin se partitë në fjalë nuk janë subjekt zgjedhor e parti parlamentare, ndërsa ky vendim u ankimua një ditë më parë. Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, kërkojnë shfuqizimin e këtij vendimi, dhe regjistrimin e komisionerëve të tyre në KZAZ.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ankimimi i pd dhe lsi kolegji zgjedhor regjistrimi i komisiinerëve në kzaz ankimimi i pd dhe lsi kolegji zgjedhor regjistrimi i komisiinerëve në kzaz

Sondazh

Poll