Politike

Progres-raporti/Hahn rekomandon hapjen e negociatave: Shqipëria ka ecur me reformat

29 Maj 2019, 09:51 Nga DOSJA
Progres-raporti/Hahn rekomandon hapjen e negociatave: Shqipëria ka ecur me

BELGJIKE-  Prej dita minutash ka nisur në Komisionin Europian konferenca ku po shpaloset Progres Raporti i Komisionit Europian për vendet e Ballkanit e Perëndimor dhe Turqinë përsa iu përket procesit të zgjerimit.

Përsa i përket Shqipërisë komisioneri Hahn i cili drejton edhe konferencën deklaroi se Shqipëria ka ecur me reformat dhe  rekomandoi hapjen e negociatave.  Ai thekson se Shqipëria ka bërë reforma edhe në fushën e drejtësisë që sipas tij duhet të vlerësohen.

“Janë arritur shumë gjëra por mbeten shumë sfida. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë ecur shumë mirë. Në nivelin strategjik duhet të japin meritat. Duhet të zgjidhen konfliktet në Ballkan. Shqipëria ka ecur me reformat. Edhe në Maqedoni vijon axhenda e reformave. Problem i madh ngelet edhe çështja e azil kërkuesve në BE. Shqipëria po ecën mirë edhe me Reformën në Drejtësi.  Të dyja vendet kanë bërë progrese. Në këtë bazë komisioni rekomandon hapjen e negociatave për të dy vendet. Kushti kryesor është reforma në drejtësi. Për sa i përket kapitujve 23-24. Të dyja palët duhet të japin kontribut Duhet të themi që edhe marrëveshja e Prespës ishte një arritje shumë e madhe për Shqipërinë dhe Greqinë. Ju falënderoj që keni punuar për të qenë pjesë e zgjedhimit të BE-së. Duhet të shmanget edhe konfliktet mes Kosovës dhe Serbisë. ”, u shpreh Hahn.

Vendimi për çeljen e negociatave bëhet nga Këshilli Evropian ku marrin pjesë krerët e vendeve anëtare. Theksojmë se më herët parlamenti Evropian u ka bërë thirrje shteteve anëtare të Bashkimit Europian që të hapin zyrtarisht negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike komisioneri hahn progres raporti për shqipërinë komisioneri hahn progres raporti për shqipërinë

Sondazh

Poll