Politike

Tritan Shehu zbulon aksionin opozitar/ Çfarë do të ndodhë nga e shtuna e në vijim

29 Maj 2019, 08:35 Nga DOSJA
Tritan Shehu zbulon aksionin opozitar/ Çfarë do të ndodhë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka deklaruar se të shtunën PD do të nisë fushatën e madhe paralel me atë të Partisë Socialiste.

I ftuar në studion e emisionit “Dritare me Rudinën” në News 24 ish- deputeti tha që nuk do të ketë zgjedhje, për faktin që nuk mund të quhen të tilla pa praninë e opozitës.

Pjesë nga biseda:

Milo: Mund të bëhen zgjedhje më të mira, ku mund të ketë përfaqësim dinjitoz. Po shkojmë në mënyrë të sforcuar.

Shehu: Nuk do ketë zgjedhje më 30 qershor. Zgjedhje pa opozitën nuk do ketë dhe nuk mund të ketë.

Vasili: Të jesh kaq pro kaosit është e tmerrshme.

Shehu: Kjo është e bazuar mbi një logjikë.

Vasili: Atëherë lind një pyetje. Nëse PD nuk do hyjë në zgjedhje pse nuk do ketë zgjedhje?

Shehu: Edhe shefi jot kështu thotë. Problemi është se këta kanë një koncept të gabuar për demokracinë. Ky është me ata që po shkatërrojnë votën e Shqipërisë, traditën shqiptare.

Vasili: Fatmirësisht këtë emision e ndjekin edhe shqiptarët në Greqi dhe e dinë kontributin tim që kam dhënë. Prandaj keni ngelur vetëm.

Vasili: Dëgjojeni këtë. Ismail Kadare ka një roman që titullohet ‘Krushqit janë të ngrirë’. Në këtë situatë jeni ju me ndërkombëtarët. Nuk ua jep njeri pushtetin në tavolinë

Shehu: Të shtunën do të thellohet një fushatë e madhe. Do të jetë një lëvizje mbarëpopullore.

Do të përpunohet për t’i dhënë ndal bllokimit të demokracisë. Kurrë s’kemi qenë të dhunshëm, as në momentet më të vështira.

Vasili: Prandaj nuk ju votojnë, dëgjojnë këto dhe nuk ju votojnë.

Marrë nga Dritare.net

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aksioni i opozitës tritan shehu aksioni i opozitës tritan shehu

Sondazh

Poll