Politike

Rekomandimi pozitiv, Mogherini: Shqipëria, impresionim me Reformën në Drejtësi

29 Maj 2019, 11:07 Nga DOSJA
Rekomandimi pozitiv, Mogherini: Shqipëria, impresionim me Reformën

BRUKSEL- Shefja e Politikës së Jashtme në Bashkimin  Europian, Federica Mogherini ka komentuar progres-raportin që KE publikoi sot për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Mogherini tha se BE ka investuar në Ballkan, dhe këto vende kanë ecur përpara.  Ajo theksoi se Shqipëria ka bërë një punë impresionuese me Reformën në Drejtësi.

“BE ka investuar shumë në Ballkanin Perëndimor. Kemi dëshmitarë arritjet e rëndësishme dhe suksesin e rëndësishëm që arritëm në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. Marrëveshjen e Prespës, dhe Reformën në Drejtësi në Shqipëri. Zbatim impresionues, rezultatet nga Tirana janë të mëdha. Mendoj se është vendi që mbështet më shumë BE-në në Europë.”

Ditën e sotme, Komisioni Europian i dha “OK” Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të hapur negociatat me BE. Komisioni publikoi sot progres-raportin që i dërgohet Këshillit të Europës për të aprovuar çeljen e negociatave. Hahn dhe eurodeputetët vlerësuan punën e bërë nga Shqipëria.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike federica mogherini progres raporti pozitiv i ke rekomandimi pozitiv i ke federica mogherini progres raporti pozitiv i ke rekomandimi pozitiv i ke

Sondazh

Poll