Aktualitet

Kryente ndërtime pa leje, vihet në pranga pronari i objektit në Ksamil (EMRI)

11 Korrik 2021, 09:20 Nga DOSJA
Kryente ndërtime pa leje, vihet në pranga pronari i objektit në

SARANDË– Policia e shtetit ka bërë me dije se është arrestuar Renauld Bicaliu, i cili po kryente ndërtime pa leje në lagjen e quajtur ‘4 valltarët’ në Ksamil. Bicaliu, i cili është banues banues në Lushnje, ka kryer ndërtime pa leje brenda vijës së verdhë.

Gjithashtu  në Himarë është ndëshkuar me gjobë 1.000.000 lekë, një qytetarë me inicialet K.U. Shtetasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në lokalin e tij në Drimadhes, pas orarit të caktuar për mbyllje.

Njoftimi i Policisë:

 Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, veçanërisht brenda vijës së verdhë në zonat urbane, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë gjatë kontrollit të territorit në Ksamil kanë konstatuar se brenda vijës së verdhë po kryhej një ndërtim pa leje.
 Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, i shtetasit R. B, banues në Lushnje. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u konstatua në vendin e quajtur “4 Valltarët”, Ksamil, duke ndërtuar një objekt me kostruksion metalik, i papajisur me leje ndërtimi nga autoritetet kompentente. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Himarë

U konstatua duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje, ndëskohet me masë administrative 1.000.000 lekë, pronari i një subjekti në Dhërmi. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë me organizimet e aktiviteteve me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente. Në zbatim të këtyre masave, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, subjektin me pronar shtetasin K. U., në Drimadhes, pasi ka vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë në lokalin e tij, pas orarit të përcaktuar për mbyllje. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë administratorët e lokaleve dhe qytetarët që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

(E.K/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim arrestohet nje person ne ksamil gjobitje ne himare himarë ksamil arrestim arrestohet nje person ne ksamil gjobitje ne himare himarë ksamil

Sondazh

Poll