Aktualitet

TRAGJIKE/ Shpërthimi i bombulës së gazit në Velipojë! Ndërron jetë në spitalin italian 19-vjeçarja, në gusht do martoh

11 Korrik 2021, 09:12 Nga DOSJA
TRAGJIKE/ Shpërthimi i bombulës së gazit në Velipojë!

ITALI– Ka ndërruar jetë në Itali, një nga vajzat e familjes Gjoka, që u dogj nga shpërthimi i bombulës në Velipojë bashkë me nënën, motrën dhe vëllain. Daniela Gjoka nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra nga shpërthimi i fuqishëm i bombolës së gazit. Raportohet se 19-vjeçarja do martohej në muajin gusht, mirëpo ëndrra e saj nuk u bë dot realitet.

Alketa Gjoka së bashku me fëmijët e saj u dërguan në Itali për kurim më të specializuar, ndërkohë që gjendja për të gjithë ata mbetet kritike, pasi kanë djegie në pothuajse 80% të trupit të tyre.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 4 korrik, rreth orës 06:30 në Velipojë. Klarisa Gjoka 15 vjeçe, Danjela Gjoka 19 vjeç, Enriko Gjoka 12 vjeç dhe Alketa Gjoka 40 vjeçe (nëna), të cilët ndodhen të shtruar në QSUT. Pas shpërthimit në hotel është zbuluar një magazinë në pjesën e pasme ku janë gjetur 5 bombola të tjera, fatmirësisht pa shpërthyer. Në magazinë është gjetur edhe një cisternë gazi. Shpërthimi ka qenë i fuqishëm, pasi i gjithë kati i parë i hotelit është shkatërruar dhe orenditë e këtij objekti kanë fluturuar jashtë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet alketa gjoka danjela gjoka klarisa gjoka shperthimi i bomboles ne hotel alketa gjoka danjela gjoka klarisa gjoka shperthimi i bomboles ne hotel

Sondazh

Poll