Aktualitet

Mori 17-vjeçaren në motorin e ujit dhe e la të vdekur në mes të detit/ Prokuroria ndryshon një akuzë për Bajraktarin, me

11 Korrik 2021, 09:02 Nga DOSJA
Mori 17-vjeçaren në motorin e ujit dhe e la të vdekur në

TIRANË– Indrit Bajraktari, i riu i cili mori 17-vjeçaren Enisa Dodën për xhiro me motor uji në Velipojë (e cila më vonë u gjet e mbytur) mund të shpëtojë nga burgu me vetëm një gjobë ose me 5 vite burg.

‘Oranews’ raporton se Prokuroria e Shkodrës ka vendosur të mbyllë hetimet për këtë ngjarje të rëndë, duke marë të pandehur Indrit Bajraktarin për akuzën e “Vrasjes nga pakujdesia” dhe jo për veprën penale të “Vrasjes me dashje”. Me akuzën e re, i pandehuri Indrit Bajraktari, rrezikon një dënim minimal që fillon me gjobë deri në 5 vite burgim. Prokurorja e çështjes, vendosi të pushojë dhe akuzën e “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” për Bajraktarin, pasi sipas saj nuk ekziston fakti.

Ndryshim i akuzës për Indrit Bajraktarin, është bërë nga prokurorja e çështjes, Franceskina Lekani, e cila në dosjen penale thotë se: ”…i pandehuri me mendjelehtësi ka krijuar bindjen se është në gjendje që së bashku me të ndjerën të bëjë një shëtitje me motor uji,në një distancë të konsiderueshme nga bregu i detit,se është në gjendje të shmangë pasojat kriminale, mbytjen në ujë të vetë atij apo të shtetases Enisa Doda. Bajraktari, ka besuar në forcat e aftësitë e tij se mund ta bëjë shëtitjen me motor uji pa i ardhur atij apo të ndjerës ndonjë pasojë e rendë,siç mund të jetë mbytja në ujë e 17-vjeçares Enisa Doda…”.

Në dosjen penale prokurorja thotë se gjatë shëtitjes në det me motor, kur kanë arritur në një distancë rreth 1200 metër larg nga bregu i detit, Indrit Bajraktari, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe së bashku me vajzën janë rrëzuar, duke rënë në ujë. Momentalisht dosja penale është në fazën e gjykimit dhe pritet që në ditët në vijim, gjyqtari Hasan Selimi, të marrë një vendim për dënimin ose jo të Indrit Bajraktarit.

KUR DHE SI NDODHI NGJARJA?

Ngjarja e rëndë ndodhi më 19 gusht 2020, teksa 17-vjeçarja bashkë me 25-vjeçarin Indrit Bajraktari po bënin një xhiro me motor uji në det. Trupi i të miturës u gjet në një largësi rreth 700-800 metra nga bregu. Një ditë më vonë, u arrestua Indrit Bajraktari, i cili ishte edhe drejtuesi i motorit. Ky i fundit nuk ka pranuar të dëshmojë para oficerëve dhe ka thënë se do të shprehet vetëm para togave të zeza. Kjo ngjarje ka sjellë edhe pezullimin e lëvizjes me mjete motorike në plazhin e Velipojës.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet enisa doda indrit bajraktari enisa doda indrit bajraktari

Sondazh

Poll