Aktualitet

Mbante armë zjarri pa leje në banesën e tij, vihet në pranga 22-vjeçari në Korçë, i dënuar dhe më parë (EMRI)

11 Korrik 2021, 08:40 Nga DOSJA
Mbante armë zjarri pa leje në banesën e tij, vihet në pranga

KORÇË– Renato Lipe është 22-vjeçari i cili është arrestuar nga policia pasi mbante armë në banesë. Policia i sekuestroi një armë zjarri tip pistoletë dhe një krëhër me tre fishekë. Lipe nuk është emër i panjohur për policinë, pasi në të shkuarën ka qënë i dënuar për armëmbajtje pa leje.

NJOFTIMI I POLICISË:

Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje.Posedonte armë zjarri në banesën e tij, vihet në pranga 22-vjeçari.Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dhe strukturat në vartësi të saj, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, si edhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se një shtetas posedonte armë zjarri pa leje, organizuan shërbimet, lokalizuan personin dhe ushtruan kontoll në banesën e tij, ku gjetën një armë zjarri tip pistoletë dhe një krëhër me tre fishekë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. L., 22 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje).Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 22-vjeçari ne durres renato lipe arrestohet 22-vjeçari ne durres renato lipe

Sondazh

Poll