Aktualitet

Finalizohet operacioni ‘Kepi’ në Kukës/ Kultivonin bimë narkotike, arrestohet kryeplaku i fshatit, djali dhe vëllai i ti

11 Korrik 2021, 08:21 Nga DOSJA
Finalizohet operacioni ‘Kepi’ në Kukës/ Kultivonin

KUKËS– Gjatë operacionit policor të koduar “Kepi” për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike nga Strukturat e DVP Kukës, janë arrestuar në flagrancë: Masllam Marku, kryeplak i fshatit Gurë-Kalis, Elvis Marku 24 vjeç, dhe Urim Marku 38 vjeç, person (me precedent penal). Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje në lirë inspektori i pyjeve, Ilmi Peposhi, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Në vendin e quajtur “Kepi i kishës”, këta persona në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kishin kultivuar bimë narkotike, të cilat u asgjesuan me anë të djegies dhe disa fidanë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Personat e lartpërmendur, do të akuzohen për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

NJOFTIMI I POLICISE:

Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Kepi”.Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Kukës në bashkëpunim me DVP Kukës .Vihen në pranga kryeplaku i fshatit Gurë- Kalis, djali dhe vëllai i tij, si autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike.Procedohet në gjendje të lirë inspektori i pyjeve, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.Strukturat e Komisariatit të Policisë Kukës në bashkëpunim me DVP Kukës, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Kepi”.Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit, M. M., 50 vjeç, kryeplak i fshatit Gurë-Kalis, E. M, 24 vjeç, dhe U. M., 38 vjeç ( person me precedent penal), banues në Gurë-Kalis, Kukës.Në vendin e quajtur “Kepi i kishës”, këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kishin kultivuar bimë narkotike, të cilat u asgjesuan me anë të djegies dhe disa fidanë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Në vijim të veprimeve hetimore u procedua në gjendje të lirë inspektori i Pyjeve, shtetasi I. P., për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne kukes elvis marku ilmi peposhi kukes masllam marku operacioni kepi urim marku arrestim ne kukes elvis marku ilmi peposhi kukes masllam marku operacioni kepi urim marku

Sondazh

Poll