Aktualitet

INTERPOL merr në dorë mandatet! SPAK shpall në kërkim NDËRKOMBËTAR dy shoqëruesit e Saimir Tahirit, sistemi TIMS i lokali

11 Korrik 2021, 08:30 Nga DOSJA
INTERPOL merr në dorë mandatet! SPAK shpall në kërkim

TIRANË– Dy shoqëruesit e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ndaj të cilëve SPAK, ka ngritur akuzën e kultivimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, janë shpallur në KËRKIM NDËRKOMBËTAR.

‘Faxweb’ raporton se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka dorëzuar Interpolit 2 mandatet e arrestit për Paul (Agustin) Dedën dhe Hekuran Markun, për dy ish-shoqëruesit të ministrit Tahiri, të cilët tashmë në sajë të operacionit “Shpirti”, u zbuluan për kultivimin dhe trafikimin e tonelatave drogë nga Shqipëria drejt Italisë.

Dy ish-efektivët Marku dhe Deda, janë larguar disa vite më parë në Spanjë, ndërkohë që sipas verifikimeve nga sistemi TIMS ky është destinacioni i fundit i tyre.

Sipas SPAK, Marku e Deda në bashkëpunim me Pingion, Eltjon Bregasi dhe italianët Silvio Sidella, Raffaele Addante, Guisepe Vispo, Alesio Ventrella kanë trafikuar 1016 kg lëndë narkotike nga Shqipëria drejt Italisë. Droga është kapur në Bari dhe kjo ngarkesë është bërë edhe shkaku i zbulimit të rrjetit me 80 persona, 28 prej të cilëve janë arrestuar në Shqipëri. Kanë qenë 4 të penduarit e drejtësisë Fiqiret Seferi, Ferhat Ajdini, Donial Drolli, Mariglen Shusha dhe Elton Hamza, që kanë treguar rrjetin e trafikut të drogës, mes tyre edhe prokurori Maksim Sota.

Si u zhvillua operacioni “Shpirti”?

Ka qenë dëshmia e 4 të penduarve të drejtësisë që kanë pranuar të bashkëpunojnë me prokurorinë duke rrëfyer për trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Ata kanë dhënë informacione për 3 vite, pas të cilave SPAK, në bashkëpunim me Antimafian italiane, Eurojust dhe DIA, kanë arritur të dokumentojnë aktivitetin kriminal të 4 grupeve që trafikonin drogë nga Shqipëria drejt Italisë dhe Spanjës. Janë 38 urdhër-arreste të prera, 10 prej tyre të prera më herët në operacionin “Kulmi”.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet hekuran marku operacioni shpirti paul deda hekuran marku operacioni shpirti paul deda

Sondazh

Poll