Aktualitet

Transportonin lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme, nën hetim 2 persona në Manëz (EMRAT)

11 Korrik 2021, 08:09 Nga DOSJA
Transportonin lëndë drusore të prerë në

DURRËS– Goditet një rast i veprimtarisë së paligjshme të prerjes së pyjeve, u proceduan penalisht shtetasit Agron Shahini dhe Leonard Sheta, për veprën penale ” Prerja paligjshme e pyjeve”. Policia ka sekuestruar një sasi lënde drusore pa dokumentacionin përkatës dhe automjeti që shërbente për ta transportuar.

NJOFTIMI I POLICISE:

Goditet një rast i veprimtarisë së paligjshme të prerjes së pyjeve.Procedohen penalisht 2 shtetas që transportonin lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.Sekuestrohen një sasi lënde drusore pa dokumentacionin përkatës dhe automjeti që shërbente për ta transportuar.Shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, rreth orës 00:30, në aksin rrugor Shkafanë-Manëz, kanë konstatuar një mjet furgon me drejtues shtetasin A. Sh., dhe pasagjer shtetasin L. Sh., duke transportuar një sasi prej 5m3 dru zjarri, pa dokumentacionin përkatës, që dyshohet se ishin prerë në pyllin e fshatit Dreç, Ishëm, Manzë. Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me mjetin.Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë u proceduan penalisht për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, shtetasit A. Sh., 57 vjeç, dhe L. Sh., 42 vjeç, banues në Sukth, Durrës.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet agron shahini leonard sheta agron shahini leonard sheta

Sondazh

Poll