Aktualitet

Nami në Berat! Arrestohen 4 persona, procedohen 2 të tjerë për drejtim mjeti në gjendje të dehur

11 Korrik 2021, 08:05 Nga DOSJA
Nami në Berat! Arrestohen 4 persona, procedohen 2 të tjerë

BERAT– Katër të arrestuar në Berat dhe dy të proceduar. Policia ka bërë të mundur ndalimin e personave që kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë K.B., 46 vjeç, banues në Starovë, Berat, A.P., 29 vjeç, banues në fshatin Lapardha, A.L., banues në Kuçovë, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motomjetet e tyre, pa leje drejtimi dhe pa dokumentacionin përkatës, gjithashtu u arrestua M.Xh., 44 vjeç, banues në Uznovë, Berat, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

NJOFTIMI I POLICISË:

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” Ndalohet një shtetase tjetër për veprat penale “Moskallzim krimi” dhe “Deklarat e rreme para Oficerit Policisë Gjyqësore”. Policia Rrugore e Beratit ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore të qarkut, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve dhe motomjeteve që shkelin rregullat e Kodit Rrugor dhe bëhen rrezik për aksidente. Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë shtetasit K.B., 46 vjeç, banues në Starovë, Berat, A.P., 29 vjeç, banues në fshatin Lapardha, A.L., banues në Kuçovë, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motomjetet e tyre, pa leje drejtimi dhe pa dokumentacionin përkatës, gjithashtu u arrestua shtetasi M.Xh., 44 vjeç, banues në Uznovë, Berat, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Gjithashtu u proceduan penalisht dhe 2 shtetas të tjerë, për veprën penale “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne berat berat arrestime ne berat berat

Sondazh

Poll