Bota

Aksioni në veri të Kosovës, ‘tërbohet’ Moska, kërkon lirimin e shtetasit rus

28 Maj 2019, 19:22 Nga DOSJA
Aksioni në veri të Kosovës, ‘tërbohet’ Moska,

RUSI- Moska zyrtare ka kërkuar lirimin e shtetasit rus, të arrestuar paraditen e sotme në veri të Kosovës. 

Mikhail Krasnoshchekov, një shtetas rus dhe anëtar i Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) ishte mes të arrestuarve të sotëm të forcave speciale të Policisë së Kosovës (ROSU).

Ambasada ruse në Beograd ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Krasnoshchekovit.

“Jemi të zemëruar nga provokimi kundër shtetasit rus, anëtarit të UNMIK-ut Mikhail Krasnoshchekov. Ne kërkojmë që rusët të lirohen menjëherë dhe të gjithë përgjegjësit të përballen me pasojat. Rusi është dërguar në ambientet e paraburgimit pavarësisht se ka imunitet si punonjës i OKB-së.” 

Ditën e sotme, një operacion i policisë së Kosovës ka tensionuar marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës. 30 të arrestuar dhe 4 policë janë plagosur gjatë operacionit për kapjen e një grupi të strukturuar kriminal që vepronte dhe fshihej në veri të Kosovës.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aksion në veri të kosovës arrestohet mikhail krasnoshchekov aksion në veri të kosovës arrestohet mikhail krasnoshchekov

Sondazh

Poll