Politike

“Policia po keqtrajton protestuesit”, Partia Demokratike denoncon dhunën

16 Shkurt 2019, 21:29 Nga DOSJA
“Policia po keqtrajton protestuesit”, Partia Demokratike denoncon

Partia Demokratike ka bërë një njoftim për shtyp ku shkruhet se punonjësit e policisë po keqtrajtojnë protestuesit dhe po ushtrojnë dhunë ndaj politikanëve.

Deklarata e Partisë Demokratike

Partia Demokratike dënon me forcë ushtrimin e dhunës policore ndaj kundërshtarëve politikë. Rrahja dhe keqtrajtimi i protestuesve prej policisë politike nuk ka për ta shpëtuar dot kryehajdutin Edi Rama dhe pushtetin e tij të blerë me paratë e krimit të organizuar.

Secili prej anëtarëve të Policisë Politike që, në shkelje të ligjit, po shoqëron, dhunon dhe po ushtron presion ndaj protestuesve, do të mbajë përgjegjësi personale. Ne nuk do ta harrojmë këtë! PD falenderon çdo qytetar pjesëmarrës në protestë, që sakrifikoi sot diçka nga vetja për t’i shërbyer misionit madhor të çlirimit të qeverisjes nga një grusht hajdutësh, oligarkësh dhe kriminelësh, që ka marrë peng vendin.

16 Shkurti është fillimi i betejës për çlirimin e vendit nga Kryeministri hajdut. Fundi i tij është i pakthyeshëm! Shqiptarët treguan sot se, të bashkuar, mund ta mposhtin të keqen! E enjtja është shumë afër.

Ndërkohë vetëm pak minuta më parë një video ka regjistruar momentin kur deputeti demokrat Flamur Noka gjuan dhe shtyn një punonjës policie. (Lexo këtu)

Enkeled Alibeaj, Klevis Balliu, Flamur Noka, Gent Strazimiri dhe Sekretari për Çështjet Zgjedhore, juristi Ivi Kaso kanë mbërritur në Drejtorinë  e Policisë së Tiranës pasi kjo e fundit ka shoqëruar 25 persona në komisariate të ndryshme. (Lexo këtu)

Policia shoqëroi gjithashtu edhe Florenc Hoxhën, ish- drejtorin e Policisë Bashkiake. (Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike partia demokratike protesta e opozites 16 shkurt partia demokratike protesta e opozites 16 shkurt

Sondazh

Poll