Politike

Mbyllja e protestës/ Batuta e Ballës: Kur i vjen Lulit ora e supës i lë të gjitha

16 Shkurt 2019, 17:38 Nga DOSJA
Mbyllja e protestës/ Batuta e Ballës: Kur i vjen Lulit ora e

TIRANË– Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e ka marrë me “sportivitet” mbylljen që kryedemokrati Lulzim Basha i bëri sot protestës para kryeministrisë.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, Balla tha se kur kryetarit të PD-së, i vjen orari për supën iharron të gjitha.

“Doni apo nuk doni zgjedhjet lokale do mbahen më 30 qershor. Harrojeni se mandatin që na kanë besuar shqiptarët mund të tentoni ta bëni pis. Gjithë shqiptarët e dinë kush blen vota, i ka Lulzim Basha me vete. Pa merak, se kur i vjen Lulit ora e supës, i harron të gjitha”.-tha Balla.

Ditën e sotme, opozita ka zhvilluar një protestë për mbi 5 orë në bulevardin Dëshmorëte Kombit. (Lexo ketu)

Protesta e opozitës nisi me dhunë dhe përplasje që prej nisjes. Protestuesit i vunë flakën skelës dhe rrëzuan kërpudhën që ishte vendosur si simbol në oborrin e kryeministrisë.

Ndërkohë që është bërë identifikimi i personave që sulmuan kryeministrin dhe pritet të nisë procedimi penal i tyre.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha protesta e opozites 16 shkurt taulant balla lulzim basha protesta e opozites 16 shkurt taulant balla

Sondazh

Poll