Politike

Post-protesta/ Braçe e krahason me 21 janarin: Tentativë e dështuar për rrahje

16 Shkurt 2019, 17:49 Nga DOSJA
Post-protesta/ Braçe e krahason me 21 janarin: Tentativë e

TIRANË– Zëvendëskryemistri Erjon Braçe ka reaguar pas protestës së opozitës para Kryeministrisë.

Në një postim në “Instagram” Braçe ka bërë një krahasim mes protestës së sotme dhe asaj të 21 janarit, duke evidentuar dhunën dhe shkatërrimin e ambientit te kryeministria.

Ai shprehet se kjo e sotmja ishte një tentativë e kryeministrit Berisha dhe kryetarit të opozitës Bashës për t’u rrahur dhe për t’u vrarë si më 21 janar.

Statusi i plotë i Erjon Braçes

21 JANARI VS 16 SHKURTI;
TENTATIVA E SALI BERISHES,
LULZIM BASHES PER TU RRAHUR E, PER TU VRARE SOT!
DESHTIMI PER TE MARRE PUSHTETIN ME DHUNE!
Tani qe dhuna e rruges mbaroi,
dua te them disa fjale per cilindo;
Ne 21 Janar kishte Gardh, Rregullore te Gradhit, Rregullore te Bulevardit;
Ne 16 Shkurt nuk kishte asgje, zero, as gardh e as rregullore; Ne 21Janar kishte police, forca speciale deri tek Renea, snajper, gardiste dhe paramilitare; Ne 16Shkurt nuk kishte asnje sherbyes shteti me arme, pistolete, kallashnikove, Mp5, snajper, zero;

Ne 21Janar u qiten 4000 plumba, mbajeni mend, 4000 plumba;
Ne 16Shkurt asnje, zero, asnje shkrehje arme, asnje plumb;
Ne 21Janar u vrane 4 qytetare paqesore, u plagos nje gazetar, u plagosen mbi 32 qytetare te tjere;

Ne 16 Shkurt nuk eshte lenduar askush, as qe u prek me dore kush, zero, asnje;
Ne 21 Janar provat e krimit, nga gezhojat ne bulevard e kryeministri deri tek pamjet e kamerave, serverat e tyre u zhduken, prokuroria u ndalua te hetoje;
Ne 16 Shkurt jane te gjitha ne vend, e gjithe zona para kryeministrise po i jepet prokurorise, bashke me pamjet filmike, serverat po ashtu;

NE NUK KEMI ASGJE PER TE FSHEHUR!

Keto jane dy bote;
Njera e ligjit dhe, tjetra e dhunes se rruges!
Dua ti them cdo qytetari se kurre,
kurre ne nuk do te tejkalojme ligjin,
duke marre jete kundershtaresh!
Kurre! Sali Berisha e kuptoi kete sot;
Erdhi verdalle ne ate shesh me besimin e forte se do te nxiste, provokonte e me ne fund do merrte pas ate qe donte,
nje akt dhune, nje plagosje, nje vrasje ne radhet e kundershtareve,

NUK JA DOLI!

Ne ate bulevard, ka vec dy vrases dhe keshtu do jete deri ne fund;
Sali Berisha dhe Lulzim Basha!
Cilido nga kundershtaret tane politike,
nga ata qe nuk kane parti e kundershtojne politikat tona deri tek anetari i fundit i PD,
te jete i qete,

NE NUK IMARRIM KUJT JETEN!

I keqardhur per cdo kundershtar paqesor qe ishte sot ne bulevard e qe eshte ndjere keq nga paisjet e policise,
por duhet te jem i qarte, gjithcka erdhi si pasoje e nje grupi prej 200 vetesh, te dhunshem deri barbar, te komanduar politikisht e me synim te qarte per te sulmuar godinen e Qeverise, marre pushtetin me dhune!
Si perhere!

Pas përfundimit të protestës së opozitës, nuk kanë ndaluar reagimet e shumta që vijnë nga opozita, shoqëria civile dhe politika. Kryetarët e partive kryesore kanë nisur reagimet, ndërkohë që nuk mungon apeli nga personazhe të njohur që komentojnë atë që ndodhi për 5 orë në kryeqytet.

(a.m.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dhuna e opozites erjon brace protesta 16 shkurt 2019 dhuna e opozites erjon brace protesta 16 shkurt 2019

Sondazh

Poll