Politike

Protesta/ Basha dhe Kryemadhi ‘shtyjnë’ për të enjten rrëzimin e Ramës (Video)

16 Shkurt 2019, 17:18 Nga DOSJA
Protesta/ Basha dhe Kryemadhi ‘shtyjnë’ për të enjten

TIRANË- Protesta e opozitës para godinës së kryeministrisë ka zgjatur 5 orë. Përplasje të shumta pati mes protestuesve dhe policisë, duke shkaktuar 19 të lënduar. Pas 5 orëve protestë dhe pas falenderimit të kryedemokratit Lulzim Basha, protestuesit u larguan për t’u rikthyer të enjten. (Lexo këtu)

Por a i përmbushi kjo protestë premtimet e Bashës dhe Kryemadhit?

Nisur nga premtimet e Kryemadhit të dhëna publikisht, madje edhe në studio televizive se 16 shkurti do të sillte largimin e Ramës nga pushteti.

“Nuk ka as çadër, as çizme, vetëm do iki Edi Rama. Ose do ikin gjithë shqiptarët të protestojnë para Europës. Po do iki vetë ai, mos u çudit ti… do iki edhe duke qarë biles.”

Kështu tha Kryemadhi në “Opinion” më 25 janar.

Ndërsa e ftuar tek “Të paekspozuarit” me vendosmëri, Kryemadhi tha se protesta e 16 shkurtit do të kishte vetëm dy përfundime: O do iki unë me Lul Bashën, o do iki Edi Rama. Se ska rrugë tjetër…

Ndërsa jo më larg se dje në fjalën e tij para banorëve të Astirit, kryedemokrati Lulzim Basha “parashikoi” fatin e karrierës së kryeministrit Edi Rama.

“Nesër, shqiptarët e bashkuar do ta vënë Edi Ramën para dy alternativave: para drejtësisë ose në azil politik si Gruevski. Nuk ka forcë të ndalojë vullnetin e bashkuar të qytetarëve.”

Sot data 16 shkurt, 5 orë pas protestës së opozitës të treja palët ndodhen në pozicionet e tyre. Rama në takime me njerëzit në Vlorë nën detyrën e kryeministrit të vendit, dhe opozitarët në selinë e partive të tyre. Ndërsa shqiptarët, “shpresëplotë” për të rrëzuar Ramën të enjten e ardhshme para parlamentit. 

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha monika kryemadhi protesta e opozites 16 shkurt edi rama lulzim basha monika kryemadhi protesta e opozites 16 shkurt

Sondazh

Poll