Politike

Protesta e opozitës/ Rama kapet me protestuesit: Ju tërheqin nga hunda, vlonjatët treguan sot historinë

16 Shkurt 2019, 16:54 Nga DOSJA
Protesta e opozitës/ Rama kapet me protestuesit: Ju tërheqin nga

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për dhunën në protestën e opozitës. Në një tjetër reagim në rrjetet sociale, Rama pyet protestuesit nëse janë marrë për hunde nga organizatorët, apo është vetë faji i tyre që iu shkojnë nga pas. Gjithashtu, Rama nuk harron të lavdërojë qytetarët e Vlorës, që sipas tij, treguan se janë në anën e duhur të historisë. Rama ishte në Vlorë sot gjatë kohës kur opozita protestonte. (Lexo këtu)

“Për Protestuesit:Eshtë faji i atyre që ju tërheqin nga hunda apo juaji që akoma i ndiqni pas ata udhëhumbur?Për Vlonjatët:Sot ju i ritreguat Shqipërisë atë që dini më mirë,anën e duhur të historisë! Për Policinë e Shtetit:Ishte dita për të bërë dallimin e madh.Ju e bëtë! #respekt“-shkruan Rama.

Ditën e sotme, opozita ka zhvilluar një protestë për mbi 5 orë në bulevardin Dëshmorëte Kombit. (Lexo ketu)

Protesta e opozitës nisi me dhunë dhe përplasje që prej nisjes. Protestuesit i vunë flakën skelës dhe rrëzuan kërpudhën që ishte vendosur si simbol në oborrin e kryeministrisë.

Ndërkohë që është bërë identifikimi i personave që sulmuan kryeministrin dhe pritet të nisë procedimi penal i tyre.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dhuna e opozites edi rama protesta e opozites 16 shkurt dhuna e opozites edi rama protesta e opozites 16 shkurt

Sondazh

Poll