Bota

Vuçiç e pranon para deputetëve në Serbi: Kemi humbur kontrollin mbi Kosovën

28 Maj 2019, 17:41 Nga DOSJA
Vuçiç e pranon para deputetëve në Serbi: Kemi humbur

SERBI- Kuvendi i Serbisë ka miratuar sot raportin për Kosovën në lidhje me dialogun Beograd-Serbi. Gjatë fjalës së tij para deputetëve në Kuvend, Presidenti Aleksandër Vuçiç ka thënë se i duhej që të pranonte se ka humbur kontrollin mbi Kosovën.

“Serbia duhet ta pranojë se e ka humbur kontrollin mbi Kosovën dhe se duhet të gjejë kompromis me Prishtinën për të normalizuar raportet”, tha ai.

Ndërsa më tej shtoi se tashmë gjërat do të jenë ndryshe mes Serbisë dhe Kosovës. Kujtojmë se  bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve kanë filluar në vitin 2011. Palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për moszbatim të marrëveshjeve të arritura në kuadër të këtij dialogu.

Pala serbe është tërhequr nga dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, sespe kjo e fundit, në nëntor të vitit të kaluar ka vënë taksë 100% mallrave të importuara nga Serbia.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aksion në veri të kosovës aleksander vucic raporti per kosoven aksion në veri të kosovës aleksander vucic raporti per kosoven

Sondazh

Poll