Bota

Kuvendi i Serbisë miraton raportin për Kosovën, Vuçiç: Nga sot gjërat s’do jenë njësoj

28 Maj 2019, 17:25 Nga DOSJA
Kuvendi i Serbisë miraton raportin për Kosovën,

SERBI– Kuvendi i Serbisë ka miratuar sot me 145 vota një raport lidhur me Kosovën, i cili kishte nismëtar presidentin Aleksandër Vuçiç. Në votimim e këtij raporti katër deputetë ishin kundër ndërsa dhe 13 deputetë të tjerë nuk votuan.

Vuçiç tha se në Kuvend është paraqitur një raport serioz dhe shterues për Kosovën, i cili është bërë me përgjegjësi. Ai pas përfundimit të seancës komentoi operacionin policor të kryer në veri të Kosovës dhe tha se “pas aksionit të policisë speciale të Kosovës në veri, gjërat nuk do të jenë të njëjta dhe se Serbia do të ketë një qëndrim ndryshe ndaj negociatorëve shqiptarë”.

Sa i përket mungesës së opozitës në këtë seancë Vuçiç tha se kjo flet më shumë për ata, përderisa tha se u është mirënjohës shumicës së deputetëve që ishin prezent në sallë.

Në seancën e sotme deputetët kanë diskutuar për raportin që ka 82 faqe dhe në të cilin në 17 faqe paraqiten të dhënat mbi dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nga viti 2013 deri në maj 2019. Në raport thuhet se dialogu në çdo drejtim ka punuar për interesant e serbëve si dhe gjatë periudhës së bisedimeve është arritur të ruhet qetësia në Kosovë dhe më gjerë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aksion në veri të kosovës aleksander vucic raporti per kosoven aksion në veri të kosovës aleksander vucic raporti per kosoven

Sondazh

Poll

Bota 28 Maj 2019, 12:54

19-vjeçari zgjidhet kryetar komune në Itali

ITALI- Për herë të parë një 19-vjeçar është zgjedhur kryetar komune në Itali.Michele Schiavi fitoi postin në komunën e Onores në Valle Seriana me vetëm 1...