Bota

Ngjarjet në veri, dy politikanët e njohur sherr në Kuvendin e Serbisë për Kosovën

28 Maj 2019, 16:39 Nga DOSJA
Ngjarjet në veri, dy politikanët e njohur sherr në Kuvendin e

SERBI- Pas ngjarjeve në veri të Kosovës, dy politikanë serbë, janë përplasur sot ashpër në korridoret  e Kuvendit të Serbisë. Ka qenë anëtari i SNS-së, Dragan Shormaza, i pari që ka filluar sulmet me fjalë ndaj liderit opozitar të ‘Dverit’, Bosko Obradoviç, duke e quajtur atë ‘agjent’ e ‘tradhtar’.

Sipas mediave në Kosovës, e gjithë ngjarja kishte nisur, kur Obradoviç ishte duke u përgatitur që të fliste para mediave brenda Kuvendit të Serbisë, derisa Shormaza ka filluar t’i hedh fjalë duke e pyetur ‘Se kur ke qenë në Kosovë?”.

Në këtë përplasje është përfshirë edhe një zyrtarë tjetër i SNS-së, Vladimir Gjukanoviç, i cili i ka dalë në krahë bashkë partiakut të tij. Obradoviç kishte thirrur këtë konferencë për të folur rreth aksionit të sotëm në veri të Kosovës, duke i thënë Shormazit se ‘ku është NATO-ja për të mbrojtur sot serbët në veri të Kosovës’.

Ndërkohë Shormaza i ishte kundërpërgjigjur duke i thënë se ‘ Kur ishte për herë të fundit në Kosovë, pse më pyet mua për diçka të tillë’. E Gjukanoviç ka treguar gjithë përplasjen që ka parë me bashkë partiakut të tij dhe Obradoviçit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aksion në veri të kosovës aksioni ne veri bosko obradoviç dragan shormaza vladimir gjukanoviç aksion në veri të kosovës aksioni ne veri bosko obradoviç dragan shormaza vladimir gjukanoviç

Sondazh

Poll

Bota 28 Maj 2019, 12:54

19-vjeçari zgjidhet kryetar komune në Itali

ITALI- Për herë të parë një 19-vjeçar është zgjedhur kryetar komune në Itali.Michele Schiavi fitoi postin në komunën e Onores në Valle Seriana me vetëm 1...