Bota

Donika Gërvalla ‘përplaset’ me diplomatin serb për Mini-Schengenin: Është false dhe kurth

10 Korrik 2021, 17:16 Nga DOSJA
Donika Gërvalla ‘përplaset’ me diplomatin serb për

KOSOVË-Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është ‘përplasur’ me Sekretarin e Shtetit serb, Nemanja Staroviç, lidhur me çështjen e Mini-Schengenit përgjatë Forumit të Dubrovnikut të mbajtur të shtunën.

Mediat kosovare raportojnë se kryediplomatja kosovare e ka kundërshtuar iniciativën e “Mini-Schengenit” duke e konsideruar atë si “false dhe kurth”, dhe tha se nuk duhet të shihet si alternativë për integrim në BE. Në anën tjetër, diplomati serb ka shprehur befasi lidhur me kritikat e kryediplomates Gërvalla.

“E Kemi nisur si Republikë e Serbisë me Maqedoninë dhe Shqipërinë. As nuk është zëvendësim për integrimin në BE, por është diçka që e plotëson dhe që shkon paralelisht, duke mos pasur nevojë të presim që diçka të ndodhë”, ka thënë ai.

Ndër të tjera ai ka thënë seedhe pse është nisur si projekt nga Beogradi, Shkupi e Prishtina “Mini-Shengeni’ është i hapur për të gjithë rajonin. Ndërkaq, në mesin e pikave të marrëveshjes së Uashingtonit të arritur në shtator të vitit të kaluar mes Kosovës dhe Serbisë, përfshihet edhe zbatimi i projektit të Mini-Schengenit.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora donika gërvalla mini-shengeni nemanja staroviç donika gërvalla mini-shengeni nemanja staroviç

Sondazh

Poll

Bota 10 Korrik 2021, 16:16

BRITANI- Një nënë vrau burrin e saj duke e përvëluar me ujë të nxehë mbi, ndërsa ai flinte, pasi ajo sapo kishte dëgjuar akuzat se ai kishte abuzuar seksualisht...