Bota

Holanda dhe Katalonja rikthejnë masat kufizuese: Spitalet nuk përballojnë rritjen e rasteve me Covid-19

10 Korrik 2021, 14:08 Nga DOSJA
Holanda dhe Katalonja rikthejnë masat kufizuese: Spitalet nuk

SPANJË– Rajoni autonom i Spanjës Verilindore, Katalonja, do të riktheje sërish masat kufizuese pas rritjes së rasteve të reja më Covid-19 kryseisht në moshat e reja.

France24 raporton se si rezualtat i kësaj situate duhet të mbyllen edhe klubet e natës, dhe mundësia e vetme për të festuar do të jetë vetëm në ambjente të hapura, ku në vendet më me shumë se 500 persona, duhet që ata të jenë të pajisur me test negativ kundër Covid-19.

Një zëdhënës i qeverisë se Spanjës, Patricia Placha në një deklaratë për mediat tha se situata është shumë e rënduar saqë as apitalet nuk e përballojnë dot.

“Situata epidemiologjike në Katalonjë është e komplikuar dhe numri i rasteve po rritet në mënyrë eksponenciale, më shumë se sa spitalet mund të përballojnë.” tha Patricia Placha.

Holanda ka vendosur disa masa kufizuese, pas rritjes së rasteve. Vendi regjistroi 7000 raste në 24 orë. Kryeministri Mark Rutte ka urdhëruar mbylljen e klubeve të natës, ndërsa restorantet do të mbyllen  duke filluar nga java e ardhshme. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, “bota ndodhet në një pikë të rrezikshme për shkak të pandemisë.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota covid19 katalonja situata pandemike ne spanje spanje covid19 katalonja situata pandemike ne spanje spanje

Sondazh

Poll