Bota

Nuk ka asnjë gjurmë prej tre muajsh! Familjarët e Bedri Rexhepit akuzojnë prokurorinë për fshehjen e provave

10 Korrik 2021, 15:03 Nga DOSJA
Nuk ka asnjë gjurmë prej tre muajsh! Familjarët e Bedri Rexhepit

KOSOVË– Biznesmeni kosovar Bedri Rexhepi është zhdukur prej tre muajsh dhe instituscionet përgjegjëse nuk kanë arritur të zbardhin rastin dhe të bëjnë të mundur gjetjen e tij deri më sot.

Në lidhje me zhduken e tij është arrestuar Jeton Vllasaliu, i cili po qëndron në paraburgim tashmë por familjarët besojnë se prokuroria ka prova ndaj tij për përfshirje në rastin e zhdukjes se biznesmenit, por për ta e çuditshme është fakti se si prokuroria nuk ka arritur deri tani të detyrojë të dyshuarin që të tregojë se ku gjendet ai. Ndërkohë edhe njohësit e sigurisë vlerësojnë se rasti i tij po neglizhohet nga organet e sigurisë.

Bedri Rezhepi është zhdukur mbrëmjen e datës 8 prill dhe që nga ai moment nuk dihet më asgjë për fatin e tij. Të nesërmen, në arat e fshatit Janjevë të Lipjanit u gjet vetura e tij, por jo ai. Nga nata kur u zhduk, telefoni i Bedriut rezulton i fikur. Rexhepi kishte në pronësi një biznes “rent a car”, në të cilin ishte klient edhe i dyshuari Jeton Vllasaliu. Familjarët kanë deklaruar se Bedri Rezhepi kishte një shumë parash me vete, natën kur ishte zhdukur. Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një grabitje të shkuar keq.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora bedri rexhepi jeton vllasaliu bedri rexhepi jeton vllasaliu

Sondazh

Poll