Bota

Zjarr i madh në Kroaci! Pushuesit largohen nga bregdeti, shqetësohen banorët: Është vera e dytë që ndodh kjo gjë, po ‘

10 Korrik 2021, 16:18 Nga DOSJA
Zjarr i madh në Kroaci! Pushuesit largohen nga bregdeti, shqetësohen

KROACI-Një siperfaqe e madhe është përfshirë nga flakët në Civo të Kroacisë, ku më shumë se 100 zjarrëfikëse ndodhen në vendngjarje dhe e kanë të vështirë të shuajnë flakët.

Mediat kroate raportojnë se zona ku ka shpërthyer zjarri është në afërsi të bregdetit, gjë e cila ka bërë që turistët të largohen menjëherë nga pushimet për shkak të frikës, pasi tymi dhe hiri janë përhapur në bregdet. Banorët e vendit janë shprehur mjaft të shqetësuar në lidhje me ngjarjen pasi është vera e dytë radhazi që ndodh e njejta gjë dhe kjo ‘shkatërron’ turizmin e zonës.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë flakët kanë mbuluar sipërfaqe të mëdha të tokave dhe tymi është përhapur gjithandej. Zjarri nuk është ende nën kontroll, megjithatë forca të shumta zjarrëfikëse po punojnë për të shuar zjarrin nga ajri dhe nga toka. Deri më tani, fatmirësisht nuk është raportuar për viktima.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota kroaci zjarr zjarr ne kroaci kroaci zjarr zjarr ne kroaci

Sondazh

Poll

Bota 10 Korrik 2021, 16:16

BRITANI- Një nënë vrau burrin e saj duke e përvëluar me ujë të nxehë mbi, ndërsa ai flinte, pasi ajo sapo kishte dëgjuar akuzat se ai kishte abuzuar seksualisht...