Bota

“Deri të dielën shpërndahen 500 milion doza vaksinash për të gjitha vendet e BE”/ Von Der Layen: BE e mbajti fjalën, d

10 Korrik 2021, 13:55 Nga DOSJA
“Deri të dielën shpërndahen 500 milion doza vaksinash

BRUKSEL-Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Layen ka bërë një deklaratë, të cilën e ka postuar edhe në Twittër se Bashkimi Evropian ka bërë mjaftueshëm për vaksinimin kundër koronavirusit dhe se deri në fundjavë do të shpërndahen mjaftueshëm sa për vaksinimin e 70% të popullsisë.

Ajo i kërkoi vendeve të BE të rrisin vaksinimet dhe tha se rreth 500 milion doza do të shpërndahen në të gjithë unionin deri të Dielën.

“Këtë fundjavë, ne do të kemi të shpërndara mjaft vaksina në vendet anëtare, për të vaksinuar plotësisht së paku 70 për qind të popullatës së rritur. Deri nesër, rreth 500 milionë doza do të jenë të shpërndara në të gjitha rajonet e Evropës. Njëzeteshtatë qeveritë e BE-së janë përgjegjëse për administrimin e vaksinave te qytetarët e tyre dhe disa po punojnë shumë më shpejt se të tjerat. Sipas saj “BE-ja e mbajti fjalën e saj. COVID-19 nuk është mundur ende. Por, ne jemi të përgatitur t’i vazhdojmë furnizimet me vaksina, gjithashtu kundër varianteve të reja”, tha Von Der Leyen.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota shpernarja e vaksinave nga be ursula von der layen shpernarja e vaksinave nga be ursula von der layen

Sondazh

Poll