Bota

10 Korrik 2021, 16:16 Nga DOSJA

BRITANI- Një nënë vrau burrin e saj duke e përvëluar me ujë të nxehë mbi, ndërsa ai flinte, pasi ajo sapo kishte dëgjuar akuzat se ai kishte abuzuar seksualisht dy fëmijët e saj. Mediat e huaja raportojnë se Corinna Smith u dënua me burgim të përjetshëm, prej 12 vitesh burg.

Corinna Smith 59- vjeç ishte e zemëruar pasi Michael Baines, flitej se kishte abuzuar me fëmijët e saj. Vajza e saj deklaroi në gjykatë se Michael Baines kishte abuzuar me të dhe vëllain e saj për vite me radhë.

Smith mori një kovë nga kopshti i saj e mbushi me ujë të valuar dhe e përzieu me tre sheqerë. Më pas ajo i hodhi përzjerjen sipër Baines teksa ai flinte dhe u largua nga shtëpia. Baines pas djegieve të rënda humbi jetën.

Proburori Mark Rhind, tha: Veprimet e saj janë të qëllimshme dhe të konsideruara, provat do të tregojnë se ajo veproi me zemërim dhe për tu hakmarrë për atë që besonte se Michael kishte bërë.

Gjykata tha se ajo kishte për qëllim ta vriste Michael ose t’i shkaktonte atij një dëm të rëndë dhe kështu ajo është fajtore për vrasje.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota corinna smith mark rhind michael baines corinna smith mark rhind michael baines

Sondazh

Poll