Bota

Sulm ne një qendër tregtare në Paris/ Klienti vret me thikë shitësin dhe plagos një punonjës tjetër

10 Korrik 2021, 14:29 Nga DOSJA
Sulm ne një qendër tregtare në Paris/ Klienti vret me thikë

PARIS-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Paris ku një klient ka goditur me thikë dy punonjës , duke lënë të vdekur njërin prej tyre, në një dyqan celularësh, në një qëndër tregtare të qytetit Claye-Souilly, e cila ndodhet në afërsi të Parisit. Menjëherë pas sulmit autori i ngjarjes është arrestuar nga policia

Personat të cilët ishin të pranishmë në qendën tregtare e filmuan momentin pasi ndodhi ngjarja de arrestimin e autorit. Është bërë e ditur se sulmi ndodhi pasi klenti kishte një debat me shitësin për faturën e blerjes së celularit dhe pas zënkës e plagosi atë më thikë duke e lënë të vdekur. Një punonjës tjetër ndërhyri për të ndaluar sulmin por edhe ai u plagos gjithashtu dhe tashmë ndodhet në spital duke narrë ndihmën mjekësore.

Two people were stabbed and seriously injured at the shopping center in Claye-Souilly commune on 10 July. The alleged suspect was subdued and detained pic.twitter.com/df7hYw4YoP

— Hardly (@Hardly26375072) July 10, 2021


Ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin shkroi në Tëitter se sulmuesi u arrestua nga një oficer policie në detyrë i  cili ishte i pranishëm në qenrën tregtare ku ndodhi ngjarja.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota sulm ne paris sulm ne paris

Sondazh

Poll