Bota

Në praninë e forcave të shumta të EULEX, Kadri Veseli largohet nga shtëpia e tij

10 Korrik 2021, 15:39 Nga DOSJA
Në praninë e forcave të shumta të EULEX, Kadri Veseli

KOSOVË– Kadri Veseli është larguar nga shtëpia e tij i shoqëruar nga forca të shumta të EULEX pas vizitës në Kosovë, pas rastit të vdekjes së babait të tij.

Janë publikuar pamjet ku duket që Ish-kryetari i PDK-së dhe vetura të shumta të policisë së EULEX përcjellin Veselin nga shtëpia.

Kadri Veseli ka qëndruar për disa orë në shtëpinë e tij në Mitrovicë për vizitë familjes pas vdekjes së babait të tij të mërkurën.

Babai i Kadri Veselit,  Fazli Veseli, ndërroi jetë më 7 korrik. Ndërkohë që më parë për shkak të përkeqësimit të shëndetit të babait të tij, Kadri Veseli vizitoi Kosovën për 3 ditë në muajin maj. Ai qëndroi nga data 2 maj deri më 5 maj në spitalin ku ishte shtruar babai i tij në Mitrovicë. Veseli arriti të merrte leje për të vizituar të atin, ku vizitat u kryen nën monitorimin e rreptë të Eulex. Deri më tani nuk ka informacion se kur do të dalë nga burgu për të marrë pjesë në varrimin e babait. Ai akuzohet nga gjykata e Hagës për krime lufte si ish-lider i UÇK-së dhe ndodhet në paraburgim, që nga nëntori i vitit të shkuar.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora kadri veseli kadri veseli largohet nga kosova kadri veseli ne kosove kadri veseli kadri veseli largohet nga kosova kadri veseli ne kosove

Sondazh

Poll