Bota

Gjykata Speciale konfirmon qëndrimin e Kadri Veselit në Kosovë: Për arsye humanitare i mundësuam vizitën

10 Korrik 2021, 13:03 Nga DOSJA
Gjykata Speciale konfirmon qëndrimin e Kadri Veselit në Kosovë:

KOSOVË -Zëdhënësja e Gjykatës Speciale, Angela Griep ka konfirmuar se Kadri Veseli është duke qëndruar në Kosovë pasi ndërroi jetë i ati.

Në një përgjigje nga Dhomat e Specializuara për gazetën ‘Expres’ thuhet se për shkak të arsyeve humanitare që lidhen me vdekjen e babait të tij, Gjyqtari i Procedurës Paraprake ka lejuar vizitën e Veselit. Veseli është nën mbikqyrjen e një kujdestari si dhe të EULEZ dhe Policisë së Kosovës në të gjitha lëvizjet e tij.

“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, Gjykatësi i Procedurës Paraprake e ka udhëzuar Regjistrin që të mundësojë një vizitë nën kujdestari në Kosovë për z.Veseli për të mbajtur zi me familjen. I akuzuari mbetet në ndalim paragjyqësor dhe në ndalim të Dhomave të Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës janë duke i përkrahur Dhomat e Specializuara të Kosovës.”, thuhet në përgjigjen e Speciales.

Mediat kanë raportuar poashtu se Kadri Veseli gjendet në Mitrovicë dhe është parë nën përcjelljen e veturave të EULEX-it.

Babai i Kadri Veselit,  Fazli Veseli, ndërroi jetë më 7 korrik. Ndërkohë që më parë për shkak të përkeqësimit të shëndetit të babait të tij, Kadri Veseli vizitoi Kosovën për 3 ditë në muajin maj. Ai qëndroi nga data 2 maj deri më 5 maj në spitalin ku ishte shtruar babai i tij në Mitrovicë. Veseli arriti të merrte leje për të vizituar të atin, ku vizitat u kryen nën monitorimin e rreptë të Eulex. Deri më tani nuk ka informacion se kur do të dalë nga burgu për të marrë pjesë në varrimin e babait. Ai akuzohet nga gjykata e Hagës për krime lufte si ish-lider i UÇK-së dhe ndodhet në paraburgim, që nga nëntori i vitit të shkuar.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora angela griep kadri veseli angela griep kadri veseli

Sondazh

Poll