Aktualitet

10 Korrik 2021, 14:14 Nga DOSJA

DURRËS– Reperi Noizy, emri i vërtetë i të cilit është Rigels Rajku, është gjobitur nga policia pasi lokali në pronësi të tij, qëndronte i hapur pas orarit të lejuar nga qeveria.

Policia e Shtetit ka proceduar mbrëmë dy persona, Indrit Detin dhe Rigels Rajkun (Noizy), pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet me muzikë pas orës së lejuar. Ata janë proceduar penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Për të 2 subjektet është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijojnë kontrollet nga Policia e Durrësit, për monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje. U konstatuan duke ushtruar aktivitet me muzikë, procedohen penalisht dhe ndëshkohen me masë administrative, administratori një subjekti dhe pronari i një subjekti tjetër. Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në bashkëpunim me forcat “Shqiponja” në DVP Durrës, në vijim të kontrolleve për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente. Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe proceduar penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike” shtetasit: I. D., 26 vjeç (administrator i një subjekti) dhe R. R., 35 vjeç, (pronar i një subjekti), banues në Durrës, pasi u konstatuan duke vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë, në lagjen nr.13 Plazh, Durrës, pas orarit të përcaktuar për mbyllje. Gjithashtu, për të 2 subjektet është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve. Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gjobitet noizy noizy policia kontrolle ne durres gjobitet noizy noizy policia kontrolle ne durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Korrik 2021, 13:34

ANGLI– Dy kunetër shqiptarë kanë përfunduar pas hekurave në Angli.Adrian Qevani dhe Ervin Abazi janë kapur në një shtëpi bari, teksa kujdeseshin për rritjen e r...