Aktualitet

Simbiolet e ministrisë së drejtësisë, gjykatës dhe prokurorisë nëpër kroskotet e makinave, policia procedon shoferët

10 Korrik 2021, 12:07 Nga DOSJA
Simbiolet e ministrisë së drejtësisë, gjykatës dhe

TIRANË– Disa punonjës nga Ministria e Drejtësisë, Gjykatat dhe nga Prokuroria janë proceduar penalisht nga Policia e Shtetit, pasi kishin vendosur shenja dalluese të institucionit ku punojnë në automjete.

Policia njofton se në dy ditët e fundit janë verifikuar një numër i konsiderueshëm mjetesh dhe janë proceduar drejtuesit që kishin vendosur sisteme shtesë pamore, në kundërshtim me ligjin. Siç duket në videon e mëposhtëme, simbolet nga Ministria e Dretësisë, nga prokuroria dhe nga gjykatat, janë vendosur nëpër kroskotet e makinave.

Njoftimi i policisë:

Tirane; Ne vijim te kontrollit te territorit rrugoret e kryeqytetit krahas detyrave me karakter parandalues kane ndjekur me perparesi planin e veprimit per verifikimin e te gjithe automjeteve qe perdorin simbole apo shenja dalluese qe tregojne cilesine e nje punonjesi shteteror apo sherbimi publik si dhe ato me sisteme shtese pamore e zanore qe perdoren ne menyre abuzive dhe ne kundershtim me dispozitat e percaktuara ne Ligj.

Ne funksion te kontrolleve, dy ditet e fundit jane verifikuar nje numer i konsiderueshem mjetesh, si dhe jane proceduar disa drejtues automjetesh, te cilet kishin vendosur sisteme shtese pamore ne kundershtim me dispozitat e parashikuara ne nenin 175 te Ligjit Nr.8378, date 22.07.1998, “ Kodi Rrugor i Republikes se Shqiperise”, i ndryshuar, shkelje per te cilat u jane pezulluar edhe lejet e drejtimit sipas afateve te parashikuara ne Ligj.

Gjithashtu jane proceduar penalisht 4 drejtues mjetesh pasi jane kapur ne kushtet e flagrances dhe jane shoqeruar per veprime te tjera hetimore per vepren penale te parashikuar nga neni 247 i Kodit Penal.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet policia e shteti simbolet ne makina policia e shteti simbolet ne makina

Sondazh

Poll