Aktualitet

Aksident i rëndë në Gramsh! Autobusi me 35 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në humnerë, ndërron jetë 30-vjeçari,

10 Korrik 2021, 12:28 Nga DOSJA
Aksident i rëndë në Gramsh! Autobusi me 35 pasagjerë del nga

GRAMSH– Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Gramsh, ku një autobus ka rënë në përrua e për pasojë ka ndërruar jetë 30-vjeçari, Ledian Lami. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Bregas, aty ku është rrëzuar autobusi i linjës Gramsh-Kërpic në një humnerë. Për pasojë, janë plagosur 9 pasagjerë, të cilët janë nisur me urgjencë drejt spitalit pasi ndodhen në gjendje të rëndë për jetën. 3 nga të plagosurit që janë dërguar në spital menjëherë pas aksidentit janë në gjendje kritike për jetën dhe janë transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Shoferit të autobusit Arjol Xhepexhiu, i ka rënë të fikët për shkak të luhatjeve që ka patur me tensionin. Në fillim, u bë e ditur se ai po fliste në telefon, mirëpo mesa duket ka pasur probleme me shëndetin. Ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Në ato ambiente, atij iu është komunikuar urdhër-arresti që është lëshuar ndaj tij.


Policia në njoftimin zyrtar bën të ditur se janë plagosur 9 pasagjerë të tjerë të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Ata janë nxjerrë nga shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit nga vendi ku u përmbys mjeti.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe drejtori i DVP Elbasan, Policia Rrugore, ambulancat dhe zjarrfikëset. Sipas raportimeve të gjithë personat që ndodheshin në mjet janë nxjerrë dhe po transportohen me ambulancë spital për të marrë ndihmën e nevojshme. Grupi Hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe shkakun e daljes së mjetit nga rruga.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident në gramsh arjol xhepexhiu ledian lami aksident në gramsh arjol xhepexhiu ledian lami

Sondazh

Poll